Lajmet e fundit

Evertoni ka shprehur interesim për ta blerë mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, siaps raportimeve nga Todofichajes.
Trajneri i klubit nga Merseyside, Carlo Ancelotti, është i etur që të ribashkohet me 24 vjecin në "Goodison Park", pasi e kishte trajnuar gjatë kohës sa shërbente si trajner i napolitanëve.
Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi janë po ashtu të interesuara në shërbimet e tij, mirëpo Napoli po do që t'ia ofrojë një kontratë të re.