Lajmet e fundit

Tottenhami dhe Evertoni janë ndarë baras 1-1 në kuadër të javës së 29-të në Premier League.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se raste kishte nga dy anët.
Ndërkohë, pjesa e dytë ishte komplet ndryshe, pasi pati gjithçka, kartona e gola.
Fillimisht futbollisti i Evertonit Abdoulaye Doucoure u ndëshkua me karton direkt të kuq, pasi bëri një gjest anti-sportiv ndaj Harry Kane.
Ky i fundit e gjeti golin në minutën e 68’, me anë të një penalltie.
Kur mendohej se ndeshja po shkonte në favor të Spurs, në skenë doli Lucas Moura, i cili vetëm pas gjashtë minutave që u inkuadrua në lojë u ndëshkua me karton direkt të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.
Ndeshja u barazua edhe me gola, jo vetëm me lojtarë, pasi Michael Keane, shënoi një gol të bukur në minutën e 90’, për rezultatin final 1-1.
Tottenhami, pas barazimit mbetet në vendin e katërt me 50 pikë, pas 29 ndeshjeve. /Klankosova.tv.