Lajmet e fundit

Sipas medieve italiane, Everton është duke u përgatitur për negociata me Atalanta për transferimin e sulmuesit Duvan Zapata.
Së pari do të kërkohet mundësia e huazimit të kolumbianit në "Premier League", me mundësi që të blehet përfundimisht kartoni i tij në fund të sezonit.
31 vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2024 me klubin italian, derisa vlera e tij në tregun e futbollit llogaritet të jetë 18-të milionë euro.