Lajmet e fundit

Everton ka shkarkuar trajnerin Roberto Martinez këtë të enjte, shkruan BBC.
Shkarkimi ka ardhur tre vite pasi ai kishte marrë pozitën e menaxherit te skuadra nga qyteti i Liverpool.
Everton në Premier League renditet në vendin e 12-të, ku është mposhtur nga kampioni Leicester të shtunën dhe më pas nga Sunderland të mërkurën.
The Toffes po ashtu humbën në gjysmëfinale të FA Cup dhe të League Cup këtë sezonë.
Po ashtu ata kanë fituar vetëm pesë ndeshje në ligë si vendas tërë sezonin, transmeton Klan Kosova.