Lajmet e fundit

Roberto Martinez ka thënë se s’po pret ndonjë ofertë të madhe për mbrojtësin John Stones gjatë transfertave të janarit, për shkak se klubi nuk ka nevojë që ta shesë atë, shkruan goal.com, transmeton Klan Kosova.
Everton ka refuzuar oferta të majme nga Chelsea për 21 vjeçarin gjatë kësaj vere, pavarësisht faktit se ai kishte bërë kërkesën që të transferohej.
Stone pritet që të jetë subjekt i shumë ofertave të tjera kur të rihapen mundësitë për transfero gjatë dimrit, por Martinez thotë se klubi është i gatshëm që ende ta mbajë.
“Ky është futboll modern. S’i frikësohemi asaj situate. S’na duhet ta shesim një lojtar që t’i balancojmë financat”, ka thënë ai për reporterët.