Lajmet e fundit

Everton ka barazuar si mysafir i Crystal Palace me rezultat 2:2 në javën e 12-të të Premier Ligës.
McArthur kaloi vendësit në epërsi në minutën e parë, ndërkaq Baines barazoi për mysafirët në minutën e gjashtë nga penaltia.
Zaha sërish riktheu në epërsi vendësit në minutën e 35-të, por Niasse barazoi në minutën e parë të lojës shtesë në pjesën e parë.
Me këtë barazim, Everton mbetet në pozitën e 16-të, ndërsa Crystal Palace mbetet në pozitën e fundit me vetëm pesë pikë.