Lajmet e fundit

Everton dëshiron që në radhët e veta ta sjell anësorin e Tottenham Hotpsur, Aaron Lennon. Por interesim për të ka shfaqur edhe skuadra tjetër angleze West Ham United.
28 vjeçari thuhet se nuk ka të ardhme më në White Hart Lane, kështu që do të largohet.
Lennon që nga janari ka luajtur në Goodison Park, kështu që Martinez dëshiron që t’i ofrojë kontratë të përhershme.
Por në anën tjetër edhe Slaven Bilic dëshiron që shumë shpejtë të përmbyllë një marrëveshje me Spurs, për anglezin, transmeton Klan Kosova.