Lajmet e fundit

Evertoni është në bisedime të avancuara për transferimin e Malcom të Bordeaux, raporton Sky Sports News, përcjell Klan Kosova.
21 vjeçari nga Brazili ka ngjallur interesimin e një numri të madh klubesh evropiane, dhe Interi besohet të jetë destinacioni i tij i preferuar.
Megjithatë, tani raportohet se Malcom është gati që të kalojë në Merseyside në një marrëveshje 30 milionë dollarëshe plus shtesat.