Lajmet e fundit

Në kinemanë ABC, do të shfaqet premiera e filmit ‘’Everest’’ 3D.
I frymëzuar nga një ngjarje që kishte të bënte me një tentativë për t’u ngjitur në majën e malit më të lartë në Botë, filmi dokumenton udhëtimin e dy ekspeditave të ndryshme, të cilat kanë kaluar pengesa shumë të mëdha. Duke u ballafaquar me kushtet më të vështira atmosferike, ngjitësit luftojnë për mbijetesë.
Ky film aventure vie nën regjinë e Baltasar Kormakur, e në rolet kryesore do të luajnë aktorët: Jason Clarke, Josh Brolin, John Hawkes, Robin Wright, Michael Kelly, Sam Worthington, Keira Knightley, Emily Watson, Jake Gyllenhaal.
Premiera 3D e filmit ‘’EVEREST’’ do të shfaqet më 17 shtator.