Lajmet e fundit

Komuna e Malishevës që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përballur me probleme për shkak të reshjeve të shumta të shiut.
Ekipet emergjente kanë dalë në terren, derisa shumica e rrugëve raportohet të jenë bllokuar si pasojë e ujërave, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, zëdhënësi i komunës, Artan Paçarizi në emisionin "Fol me Arin", tha se disa familje janë evakuuar si pasojë e përmbysjeve te disa shtëpive.