Eva Mendes dhe Ryan Gosling kanë një lidhje shumë private larg syrit të publikut dhe mediave.
Megjithatë aktorja në një itervistë të rrallë ka vendosur që të tregojë se si dashuria me Gosling ka qenë arsyeja që ajo ka dashur të ketë fëmijë.
Mendes ka shpjeguar se të krijojë një familje ka qenë diçka shumë e largët në planet e saj, por gjithçka ka ndryshuar kur ajo është takuar me tashmë të dashurin e saj.
“Ndodhi Ryan Gosling. Mendoj, momenti kur rashë në dashuri me të. Vetëm atëherë kishte kuptim që të mos kisha fëmijë të tjerë, pos të tij”, ka thënë Mendes për Womens’s Health.
Çifti kanë dy vajza të vogla Esmeralda (2014) dhe Amada (2016).
Aktorja e njohur ka thënë se ata nuk do të mund t’i rrisnin ato pa ndihmën e familjarëve përreth tyre.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.