Qyteti ukrainas Kiev do të jetë nikoqiri i garës së këngëve Eurovizion 2017, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ky lajm vjen me vonesë ngaqë vendi është dashur të shpallet më 26 gusht, mirëpo konferenca për media e paraparë me atë datë është anuluar në momentin e fundit.
Organizatorët kanë thënë që ishin ende në diskutim rreth vendit se ku do të organizohet kjo garë.
Ka pasur disa spekulime që Ukraina mund të mos e organizoj Eurovizionin fare për shkak të problemeve financiare mirëpo organizatorët kanë deklaruar që Kiev do ta tregoj veten si një mikpritës që ja vlen.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.