Lajmet e fundit

Klubi shqiptar, Skënderbeu, që garon në Europa League, është deklasuar nga klubi portugez, Sporting Lisbona.
Rezultati final i këtij takimi ka qenë, 5:1, ndërsa golat i kanë shënuar: Aquilani, Montero, Perieia dy herë dhe Figueiredo.
Hamdi Salihi i korçarëve është përjashtuar nga loja në minutën e '24-të të takimit, duke i vështirësuar shumë punën bashkëlojtarëve.
Kështu në grupin H të kësaj gare, Skënderbeu nga tre ndeshje ka tre humbje dhe pozicionohet e fundit, transmeton Klan Kosova.
Ka qenë Bajram Jashanica ai që ka ngushtuar rezultatin në minutat e fundti të takimit, për të shënuar golin e nderit.