Lajmet e fundit

Manchester United është fitues i Ligës së Europës për sivjet.
Në finalen e luajtur në Stockholm ata e mposhtën Ajaxin me rezultat 2:0, njofton Klan Kosova.
Djajtë e Kuq në epërsi kaluan me golin e mesfushorit francez, Paul Pogba, që tundi rrjetën pas një devijimi të topit, tetëmbëdhjetë minuta nga fillimi i takimit.
Deri në fund të pjesës së parë të dy skuadrat patën gjysmërastet e tyre për të shënuar, por nuk ia dolën.
Vetëm tre minuta pas nisjes të së dytës, Henrikh Mkhitaryan u gjet mirë në zonën e pesëmetërshit të portierit kundërshtar, për të dyfishuar avantazhin.
Kjo bëri që skuadra holandeze të demoralizohet dhe deri në fund të takimit të mos arrijë të këndellet.