Lajmet e fundit

Ky është një hap i madh përpara. Shqipëria dhe Mali i Zi po vazhdojnë të përparojnë. E mirëpres shumë mbështetjen tuaj të fortë për këtë proces, i cili duhet të jetë i bazuar në meritë”, ka deklaruar von der Leyen, duke shtuar se synimi është përmbyllja e negociatave me Malin e Zi deri në fund të vitit.Ajo ka vlerësuar gjithashtu rolin e Irlandës në të kaluarën si një shembull i suksesit të zgjerimit të BE-së, duke kujtuar rritjen ekonomike të vendit që nga anëtarësimi në vitin 1973 dhe zgjerimin e vitit 2004, kur Bashkimit Evropian iu bashkuan tetë shtete të reja. Irlanda aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian nga 1 korriku deri më 31 dhjetor, me fokus në politikat e zgjerimit dhe zhvillimit të Unionit.