Sot me fillim nga ora 18:00, do të luhen edhe dy ndeshjet e grupit D.
Franca do të ndeshet kundër Polonisë dhe Holanda do të luajë kundër Austrisë.
Në këtë grup, "gjelat" dhe "tulipanët", i kanë nga katër pikë duke pasur gjasa më të mëdha për fazën e dytë të garës.
Në lojë mbetet edhe Austria që i ka tri pikë të grumbulluara nga dy ndeshjet, derisa nga kampionati është përshëndetur Polonia e cila nuk e ka asnjë pikë deri më tani.
Mbetet të shihet se cilat nga skuadrat e grupit D do të vazhdojnë tutje.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.