Lajmet e fundit

Granit Xhaka është njeriu kryesor i Zvicrës këtë Europian.
Transferi më i ri i Arsenalit është duke e udhëhequr skuadrën nga vija e fundit me pasimet e tij të shumta dhet ë sakta.
Pas takimit të parë, ndaj Shqipërisë, Xhaka ishte pasuesi i dytë më i mirë i të gjitha ndeshjeve, me një më pak se Toni Kroos i Gjermanisë.
Por pas të dytit, zvicerani e ka kaluar gjermanin me tri pasime më shumë, duke kompletuar 218 pasime - statistikë jo pak impresionuese.
Top-treshen e mbyllë mesfushori i Leicester City, që në Europian përfaqëson Francën, N'Golo Kante, me 178 pasime të kompletuara.