Lajmet e fundit

Në ndeshjen e sontme të zhvilluar në mes të Lazios dhe Rosenborg, të cilën ë ka fituar ekipi italian me rezultatin 3:1, lojtar kyç ka qenë portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha.
Ai ka ndihmuar skuadrën e tij duke pritur disa gjuajtje, por më e mira e tij ishte kur ndali një penalti duke e kuptuar se në cilën anë do të gjuante kundërshtari.
Ndeshja ishte e grupit G, e vlefshme për Europa League, transmeton Klan Kosova.