Lajmet e fundit

Etrit Berisha është shprehur se do të qëndrojë te Shqipëria dhe nuk ka aspak ndërmend të lëvizë te Kosova. Ai tha se ndihet mirë te Shqipëria dhe se përfaqëson pak Kosovë te kombëtarja shqiptare.
“Kam thënë edhe më herët që për mua ka qenë shumë e rëndësishme që ta përfaqësoj Kosovën me Kombëtaren e Shqipërisë. Zgjedhja ime ka qenë Shqipëria dhe nuk e ndryshoj atë”, tha Berisha, shkruan gazeta Shekulli.
Përfaqësueses së Kosovës, nga Shqipëria i janë bashkuar Alban Meha, Milot Rashica, Amir Rrahmani.