Lajmet e fundit

Përhapja e etheve të dengës ka lënë të vdekur 71 njerëz në Tajlandë deri me tani në vitin 2018.
Të dhënat i ka bërë të ditura Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti.
Ministria në deklaratën e saj tutje bëri të ditur se që nga janari më shumë se 57 mijë njerëz në 27 rajone janë prekur nga kjo sëmundje.
Numri i të vdekurve nga ethet e dengës këtë vit është dyfish më i lartë se në vitin 2017, në po të njëjtën periudhë kohore.
Virusi i etheve të dengutit iu bartet njerëzve përmes mushkonjave. Sëmundja e cila shkakton ethe të buta, mund të jetë fatale në disa raste.
Rastet zakonisht rriten midis periudhës qershor-shtator dhe dhjetor-mars, të njohura si stinët e reshjeve.
Shkencëtarët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe shirat e zgjatura shkaktojnë një rritje të mushkonjave që mbartin malarien dhe ethet penguese.