Të premten do të mbahet një takim me akademikun Muhamedin Kullashi dhe regjisorin Fadil Hysaj.
Takimi organizohet nga OJQ-ja Etea, dhe do të mbahet në objektin e bibliotekës kombëtare, “Hivzi Sylejmani”.
“’Poetika e dramës moderne’ vjen si një ngjarje tërheqëse në Qendrën Libart, duke i bërë bashkë në një diskutim akademik Muhamedin Kullashin si dhe dramaturgun e regjisorin Fadil Hysaj, në mënyrë që të eksplorojnë dhe të thellohen në dimensionet artistike dhe letrare të dramaturgjisë bashkëkohore”, thuhet në njoftimin e Eteas,
“Kjo ngjarje na fton të mendojmë dhe të njihemi me botën dinamike të teatrit modern, duke hedhur dritë mbi aspektet e risive poetike që formësojnë rrëfimet e shfaqjeve të sotme”.
“Profesor Hysaj, i njohur për kontributet e tij në botën e dramës dhe teatrit, dhe profesor Kullashi, me këndvështrimin e tij unik, do të angazhohen në një bisedë që premton të zbulojë ndërlikimet e rrëfimit në kontekstin e shoqërisë bashkëkohore”, thuhet më tej në njoftim.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.