Lajmet e fundit

Elseid Hysaj mes 32 futbollistëve për t’u vëzhguar në këtë sezon të Champions League. Rrjeti sportiv ESPNfc, në një analizë në startin e fazës së grupeve të këtij kompeticioni, ka përzgjedhur një lojtar për cdo skuadër, duke u bazuar në vlerat dhe pritshmëritë për përformancën e tyre. Në radhët e Napolit, ku luajnë emra të rëndësishëm, spikat mbrojtësi 22-vjecar shqiptar titullar i padiskutueshëm në formacionin e Sarrit. Hysaj luan prej dy sezonesh në Serinë A, një me Empolin dhe të fundit me Napolin, ndërsa ishte protagonist me Shqipërinë edhe në kampionatin e fundit europian të zhvilluar në Francë. Madje edhe në këtë turne është rreshtuar mes talenteve që duheshin vëzhguar.