Motoristi spanjoll Aleix Espartgaro ka qenë spektakolar të dielën në garën për shpërblimin e madh të Britanisë në Moto GP.
Ai arriti fitore të jashtëzakonshme në shtegun Silverstone ani pse garën e filloi nga pozita e 12-të përcjell klankosova.tv.
Për më tepër triumfin e arriti në mënyrë dramatike duke e tejkaluar kampionin aktual Francesco Bagania në xhiron e fundit.
Me këtë rast Espargaro arriti tek fitorja Grand Prix këtë sezon.
Teksa fitorja e tij e fundit ishte në vitin 2022 në Argjentinë.
Kampioni aktual dhe lideri i kampionatit Francesco Bagnaia doli i dyti.
Kurse paraqitje të mirë pari edhe jug afrikani Brad Binder me ekipin Red Bull KTM që u ngjit në podium si i treti.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.