Lajmet e fundit
Skuadra katalunase ka marrë tre pikët në minutat shtesë të takimit, pasi mysafirët dështuan në fazën e mbrojtjes, si vazhdimësi e një loje të dobët përgjatë 90 minutave

Espanyol ka mposhtur Real Madrid me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e xhiros së radhës të La Ligës.
Skuadra katalunase ka mposhtur kampionin në fuqi, vetëm pak ditë pasi triumfoi edhe ndaj rivalit lokal dhe liderit aktual të ligës, Barcelona.
Real Madrid bëri një ndeshje të dobët, pa potencë në sulm, ndoshta si pasojë e ndryshimeve të mëdha në formacion.
Dhe në fund kjo i kushtoi, pasi në minutat shtesë Gerard Moreno shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Los Blancos dhe i dha tre pikët skuadrës së tij.
Kjo humbje e fundos edhe më shumë Realin, që ka 14 pikë më pak se Barcelona, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.