Një grua e moshuar është në gjendje serioze në spital pasi u shkel nga eskorta e Dukës dhe Dukeshës së Cambridge.
Prince William dhe Kate ishin duke udhëtuar nga Londra në Windsor kur gruaja 83 vjeçare u lëndua të hënëb, njofton Klan Kosova.
Aksidenti ndodhi kur një nga motoçikletat e eskortës dëmtoi gruan, ndërsa tani hetuesit janë duke e hetuar rastin.
Kensington Palace tha se çifti është “thellësisht të shqetësuar dhe të trishtuar" dhe kanë qenë në kontakt me gruan.
Gruaja - e cila quhet Irene, sipas pallatit - u dërgua në spital në një gjendje kritike pas përplasjes në Richmond, në jug-perëndim të Londrës, në orën 12:50 më 17 qershor.
Ajo është tani në një gjendje serioze, por të qëndrueshme në spital.
Një zëdhënës i Pallatit të Kensington ka thënë: "Lartëmadhëria e tyre mbretërore kanë dërguar urimet e tyre më të mira tek Irene dhe familja e saj dhe do të mbeten në kontakt gjatë gjithë fazave të rimëkëmbjes së saj."
Duka dhe Dukesha kanë dërguar lule për gruan.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.