Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të ligës së parë.
Tifozët vendas hyjnë në fushën e lojës duke tentuar t'i sulmojnë futbollistët mysafirë.
Rasti ndodhi sot në stadiumin "Përparim Thaqi".
Ngjarje të tilla e shëmtojnë futbollin dhe ulin vlerën e ndeshjeve të tilla.
Nuk dihet nëse ndonjë nga futbollistët ka pësuar lëndime.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.
Bashkangjitur i gjeni pamjet.
https://www.youtube.com/watch?v=gKBl2P1OLls
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.