Lajmet e fundit

Eshtrat e Prince janë djegur dhe familja dhe miqtë e tij morën pjesë në një ceremoni private të shtunën, për t’i bërë nderimet e tyre për yllin e muzikës pop në kompleksin studio dhe në shtëpi, ku ai vdiq në një periferi të Minneapolis, tha një zëdhënës i këngëtarit, transmeton Klan Kosova.
Në mesin e atyre që janë parë në këtë komples, ishin motra e tij Tyka Nelson, muzikantja dhe ish bashkëpunëtorja Sheila E, ish lojtari Larry Graham dhe modelja Damaris Lewis.
Shërbimi erdhi dy ditë pas Prince, hitet e të cilit përfshinte “Purple Rain” dhe “When Doves Cry” u gjet i vdekur në një ashensor në kompleks në moshën 57 vjeçare. Vdekja e tij tronditi miliona fansa nëpër botë. Për të janë bërë homazhe me ngjyra të ndezura nga shokët muzikant dhe figura publike, duke përfshirë presidentin Barack Obama, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Prince tha se eshtrat e tij janë djegur dhe vendi i tyre i fundit i pushimit do të mbetet privat.
Pas ceremonisë, lule vjollcë dhe të bardhë janë shpërndarë për fansat të cilët u mblodhën jashtë kompleksit.
Autopsia e Prince është kryer të premten, ndërkaq autoritete po vazhdojnë për të hetuar shkakun e vdekjes së tij.