Lajmet e fundit

Ajo vishet me rroba të shtrenjta nga marka të mëdha si Proenza Shcouler, Coach dhe Belenciaga.
Fotot e saj pëlqehen shumë dhe ka mbi 1 milion ndjekës.
Mirëpo yllin e Instagramit e dallon diçka prej përdoruesve të tjerë, pasi ''Lil Miquela'' është robot, njofton Klan Kosova.
Që nga fotografia e parë e publikuar më 2016, për modelen 19 vjeçare nga Doëney i Kalifornias nuk është dyshuar asnjëherë se nuk është njeri. Ajo ka flokë dhe sy të kaftë, dhe ka pika nëpër faqe.
https://www.instagram.com/p/BlmIqtzFSW5/?hl=en&taken-by=lilmiquela
Në prill të këtij viti, në një foto që e publikoi, Miquel tregoi se nuk është një qenie njerëzore, shkruan CNN, përcjell Klan Kosova.
''Nuk jam njeri. Unë jam robot'', ishte shkruar në foton e saj.
''Lil Miquela'' është një imazh i krijuar kompjuterik nga një kompani në Los Angeles e quajtur Brud.
Kjo kompani është e specializuar për robotikë dhe inteligjencë artificiale.
Roboti Miquela është pjesë e një grupi të ''ndikuesve virtualë të rrejshëm'' nëpër rrjetet sociale.
Përveç saj, kompania ka krijuar edhe një robot mashkull, Blawkon.