Lajmet e fundit
Transferimi i De Geas mbetet i ngrirë shkaku i raporteve të tilla mes dy klubeve.

Historia e shitblerjeve mes Real Madridit dhe Manchester Untiedit ndihmon të shpjegohet situata e David De Geas.
Të kthehemi në datën 2 korrik 2003.
Në skenën e vendosur në qendër të Santiago Bernabeut, Florentino Perez dhe Alfredo Di Stefano prezantuan David Beckamin si lojtarin më të ri të Real Madrdit. Ky ishte një nga çastet kryesore në karrierën e Perezit. Mbreti David e kishte ndihmuar Unitedin që të kthehet në një makinë parash.
Më 6 korrik 2009, mbi 70,000 fansa ishin prezent në shkallët e Santiago Bernabeut për t’i uruar mirëseardhje Cristiano Rolandos. Ky nënshkrim i dha fund një përpjekje disa vjeçare, ndoshta më e gjata në histori të futbollit.
Ishte kalimi i Ronaldos që filloi Luftën e Ftohtë mes Real dhe Untied.
Vitin e shkuar, Manchester filloi të lante llogaritë. Skuadra nga Old Trafford bleu për 75 milionë euro anësorin argjentinas të Los Blancos, Angel Di Maria, që nuk tregoi asgjë nga magjia e tij në vitin e parë tek ‘Djajtë e kuq’.
Këtë verë, Real u vu pas David de Geas. Kur morën vesh për këtë gjë, Glazer-ët, hartuan një plan që të mos e lënë historinë që të përsëritet. Nuk është çështje parash, është çështje nderi.
Pasi flirtimi me Bale nuk u shkoi mirë, ‘Djajtë’ iu përgjigjën ofertës së mbretërve për De Gean, duke i bërë ofertë Sergio Ramosit me një kontratë prej 11 milionë eurosh në sezon. Ishte një nga sulmet më të forta në drejtim të Perezit, me heroin e La Decimas, të tunduar, pas prishjes së raporteve me presidentin.