Gjyqtarja e distriktit amerikan, Allison Burroughs ka lëshuar një urdhër të përkohshëm kufizues që bllokon planin e administratës Trump për t'i hequr Universitetit të Harvardit të drejtën për të regjistruar studentë të huaj.
Vendimi erdhi pasi Harvard ngriti një padi - përshkallëzimi më i fundit i një mosmarrëveshjeje midis Shtëpisë së Bardhë dhe një prej institucioneve më prestigjioze të Amerikës.
Universiteti tha se vendimi i administratës të enjten për të ndaluar studentët ndërkombëtarë ishte një "shkelje flagrante" e ligjit dhe e të drejtave të lirisë së fjalës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Administrata Trump thotë se Harvard nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin dhe për të ndryshuar praktikat e punësimit dhe pranimeve - akuza që universiteti i ka mohuar.
Urdhri pezullon një veprim që Departamenti i Sigurisë Kombëtare ndërmori të enjten për të revokuar aksesin e Harvardit në Programin e Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit (SEVP) - një bazë të dhënash qeveritare që menaxhon studentët e huaj.
"Ne e dënojmë këtë veprim të paligjshëm dhe të pajustifikuar", tha Presidenti i Harvardit, Alan Garber, në një letër.
Seanca e radhës dëgjimore do të zhvillohet më 29 maj në Boston. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.