Lajmet e fundit

Shumë dekada më parë, homoseksualët detyroheshin që të izolonin qëndrimet e tyre seksuale.
Kjo për shakak të jesh homoseksual ishte e jashtëligjshme qoftë në Britanën e Madhe qoftë edhe në shumë vende të tjera perendimore, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Kështu që atëbotë, shumë homoseksualë detyroheshin që të i ndrydhnin dëshirat e tyre seksuale.
I tillë është edhe Nick, një 50 vjeçar që është i martuar me një grua tash e 30 vite.
Ai është homoseksualë.
Nick shprehet, që gruaja e tij kishte dyshime për seksualitetin e tij për shumë vite, por ajo e kuptoi që ai ishte homoseksualë në momentin kur Nick kishte një aferë me një mashkull.
“Ajo më kërkoi që të ndaheshim, por unë nuk e lashë”.
“Ajo është shoqja ime më e ngushtë, dhe ne vendosëm që të jemi bashkë si shokë të ngushtë”, shprehet Nick.
Nick nuk është emri i tij i vërtetë, ai ka dëshiruar që të mbetet anonim sepse shumë familjarë e miq nuk dinë gjë për seksulitetin e tij.
Ai për vite me rradhë ka jetuar një jetë të dyfishtë.
Njërën duke e portretizuar një njeri të lumtur në martesë, mirëpo ai gjithashtu përdorte revista pornografike homoseksualësh.
Edhe pse çifti vazhdon të jenë bashkë, ata nuk kanë lidhje fizike me njëri-tjetrin.
Edhe pse shumë çifte, do vazhdonin të qëndronin së bashku për shkak të fëmijëve, këta nuk e kanë pasur këtë arsyje.
Kjo sepse, ata nuk kanë fëmijë, mirëpo arsyeja e vetme pse kanë qëndruar bashkë është ndenja e miqësisë që kanë ndaj njëri – tjetrit.
Nicku, tash e 10 vite është pjesë e grupit Gay Married Man, në Mancherster.
Themeluesi i grupit, John shprehet që shumica e meshkujve janë të vjetër me moshë.
Janë meshkuj që janë “detyruar” të martohen në vitet e ’70-ta dhe 80-ta.