Lajmet e fundit

Barcelona pavarësisht se është lidere në LA Liga, ka diçka e cila nuk i ka shkuar aspak mirë këtë edicion.
Kjo edhe po llogaritet si një nga format që edhe mund ta ndal këtë klub për të shënuar.
Ekzekutimi i penaltive – nuk iu ka shkuar aspak mirë katalonasve, nga 20 të referuara në të gjitha garat, ata kanë shënuar vetëm dhjetë prej tyre.
Edhe Leo Messi nuk ka statistika të mira, në të gjitha garat ai nga tetë nga shënuar vetëm katër penalti, transmeton Klan Kosova.
Dështimi në këtë aspekt i Barcelonës pra shihet si mënyra më e mirë për t’i ndalur që të mos shënojnë gola. Për më tepër ata janë edhe ekipi më i dobët në top ligat evropiane në gjuajtjet nga pika e bardhë.