Lajmet e fundit

Agjenti i Lucas Perez ka thënë se është e logjikshme që sulmuesi i Arsenal nuk është i lumtur me situatën brenda klubit.
Por që këtu ai ka mohuar zërat se ai i ka propozuar futbollisti një kalim në AC Milan.
Goal.com ka raportuar javën e kaluar se frustrimi i Perez është rritur për shkak të mos hapësirës në formacion dhe se do të shikojë mundësinë e largimit nga Emirates Stadium sa më parë që të jetë e mundur.
“Lucas ka një kontratë me Arsenalin. Ne nuk kemi folur me Milan”, ka thënë agjenti i futbollistit.
“Është logjike që dikush të mos jetë i lumtur kur nuk luan – kjo është kur je profesionist”, ka shtuar ai./Klan Kosova/