Në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, sopranoja Ermonela Jaho rikthehet me koncertin “Kur ndjenjat marrin zë”, përkrah dirigjentit Fabrizio Maria Carminati, si dhe me dirigjent kori Dritan Lumshi.
Në këtë koncert sopranoja shqiptare do të sjellë bel canto-n dhe mesazhin se arti nuk është vetëm teknikë, por emocion i gjallë që i përket të gjithëve, një udhëtim muzikor mes arieve dhe kryeveprave botërore.
Për dy orë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një program, që ka pjesë që nuk janë luajtur asnjëherë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Programi përmban kryevepra botërore nga kompozitorët si Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini, Cilea e të tjerë, që do të vijnë me interpretimin e sopranos së njohur Ermonela Jaho./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.