Lajmet e fundit

Kalimi te Inter duket thjeshtë çështje kohe për Christian Eriksen.
Danezi mësohet se ka pasur një tjetër takim me drejtuesit e Tottenham Hotspur, ku i ka shprehur publikisht dëshirën për tu transferuar në Itali te Interi.
Sipas asaj që bën me dije "Sky Sport Italia", 28-vjeçari ka kërkuar nga drejtuesit që ta lënë të lirë të firmos me zikaltërit, që duket se e kanë joshur tashmë Eriksen.
Danezi do t'i kushtojë 18 milionë euro arkave të Interit nëse italianët e duan që në merkaton e janarit.
Ndërkohë, një marrëveshje mes palëve mund të shtyhet edhe për në merkaton e verës, kur edhe Eriksen i skadon kontrata./Ora News.tv/