Lajmet e fundit

Christian Eriksen është në bisedime për një kthim në Ajax, gjë që nuk do të ishte shumë befasuese, pasi ai nuk mund të luajë për Interin me një defibrilator në trupin e tij.
Edhe pse Eriksen po kthehet në jetën normale, rregullat italiane ndalojnë këdo që ka një defribilator në trup, të vazhdojë karrierën e tij si futbollist profesionistë.
Në mënyrë që Eriksen të luajë përsëri për Interin, atij duhet t'i hiqet defribilatori, por para se të ndodhë kjo, duhet të konstatohet se sulmi kardiak ishte një gjendje kalimtare që nuk do të ndodhë përsëri.
29 vjeçari filloi karrierën përmes akademisë së të rinjve në Ajax, ku më pas u transferua në Tottenham më 2013., shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
Pas Tottenhamit, ai doli në Inter, për një shumë prej 27 milionë eurosh, më 2020.