Lajmet e fundit

Christian Eriksen do të kthehet në skuadrën e Manchester United për herë të parë pas më shumë se dy muajve.
Unitedi do të përballet me Everton në Old Trafford, transmeton Klankosova.tv.
Eriksen u kthye në stërvitje të plotë këtë javë përpara kohës dhe menaxheri Erik ten Hag konfirmoi se danezi është i disponueshëm kundër skuadrës së Sean Dyche.
Ish-mesfushori i Tottenham dhe Inter Milan fillimisht u përjashtua deri në fund të prillit pasi ai dëmtoi ligamentet e kyçit të këmbës pas një sfide nga Andy Carroll i Reading në FA Cup më 28 janar.
Por Ten Hag i bëri nderime përpjekjes së bërë nga Eriksen dhe departamenti mjekësor i United për të siguruar një rikthim të hershëm.
“Lajmi i mirë është se Christian Eriksen është kthyer në stërvitje dhe ai do të kthehet në skuadër nesër”, tha Ten Hag në konferencën e tij javore për shtyp.