Lajmet e fundit

Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, e ka konfirmuar që Christian Eriksen-i do të debutojë për Brentfordin të shtunën kundër Newcastle United.
Përfaqësuesi i Danimarkës nuk ka luajtur që nga vera kur pësoi arrest kardiak në Kampionatin Evropian.
Ai më pas iu nënshtrua një operacioni ku iu vendos një defibrilator, dhe kjo nënkuptonte se ai duhej të largohej nga Interi, pasi që rregullat e Serie A-së nuk i lejojnë lojtarët me implante të tilla që të luajnë futboll profesional.
“Christian-i do të jetë në ekip dhe ai do të futet në fushë nesër”, e ka konfirmuar Frank duke e quajtur ditë të madhe për të gjithë.