Ndër lojtarët që pritet të largohen nga “Old Trafford” në janar është edhe mbrojtësi Eric Bailly, përcjell Klan Kosova.
24-vjeçari ka qenë në bankën rezervë në ndeshjet e fundit dhe dy ekipet londineze Arsenali dhe Tottenhami, janë skuadrat që kanë shprehur interesim për mbrojtësin.
Të dy klubet janë duke shikuar zhvillimet nga afër dhe janë të gatshëm për transferimin e reprezentuesit të Bregut të Fildishtë.
Bailly, që u bashkua me United për 33 milionë euro në vitin 2016, duket që u fajësua nga Mourinho për humbjen e muajit të kaluar ndaj Brighton.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.