Lajmet e fundit

"Sipas informacioneve të para nga terreni, si pasojë e motit të ligë, në fshatrat Gërgoc dhe Cërmjan janë raportuar disa raste të rrëzimit të drunjëve, si dhe dëmtim të shtyllave elektrike. Njësitë përkatëse të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe shërbimet emergjente komunale. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse është ndërhyrë në terren dhe aktualisht rrugët në këtë zonë janë të qarkullueshme", deklaroi Krasniqi për Klankosova.tv.Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi kushtet atmosferike mund të shkaktojnë rreziqe të tjera në zona të ndryshme të rajonit.