Turqia është gati të presë negociatat për një armëpushim dhe paqe të përhershme midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kështu u shpreh presidenti Recep Tayyip Erdogan me homologun te tij francez Emmanuel Macron në një telefonatë të dielën, thanë nga zyra e Erdoganit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Putin më herët të dielën propozoi bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll që synojnë t'i japin fund luftës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi ishte i gatshëm të bisedonte, por Moska duhet së pari të binte dakord për një armëpushim.
Putini e bëri ofertën në një deklaratë televizive nga Kremlini që filloi pas orës 1:30 sipas orës lokale të së dielës .
Në telefonatën e tyre të mëvonshme, Erdogani e mirëpriti deklaratën e Putinit dhe tha se Turqia ishte gati të priste negociata që do të çonin në një zgjidhje të përhershme, sipas një njoftimi nga zyra e Erdoganit.
Erdogani i tha gjithashtu Putinit se një armëpushim gjithëpërfshirës do të krijonte mjedisin e nevojshëm për bisedime paqeje, tha njoftimi.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.