Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Siç bën të ditur presidenca turke në bisedë janë diskutuar çështjet rajonale, përfshirë zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë bisedës, presidenti Erdogan theksoi se vazhdojnë të marrin iniciativat e nevojshme me të gjitha palët për zgjidhjen e problemeve që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Stambollit për dërgesat e drithit.
Ashtu si në çdo çështje, Erdogan ka shprehur bindjen se do të vendoset një bashkëpunim i orientuar drejt zgjidhjes edhe në këtë çështje, duke theksuar se nëse e zgjidhin krizën e drithit me një qasje konstruktive, kjo do të inkurajojë edhe hapat që duhet të ndërmerren në rrugën e kthimit në negociata.
Kjo telefonatë vjen pasi presidenti rus ka thënë se Rusia po e pezullon, por nuk ka anuluar, pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që lejon kalimin e sigurt të anijeve që eksportojë grurin për ukrainasit.
https://klankosova.tv/putin-pezullon-marreveshjen-e-eksportit-te-grurit-ne-detin-e-zi1/
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.