Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Shqipëri, ku tashmë është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi e cila po e përcjell nga afër këtë vizitë të presidentit turk në Shqipëri, përmes një lidhje direkte në "Kosova Today" bëri të ditur se pritet të bëhet nënshkrimi i tri marrëveshjeve.
Ajo gjithashtu njoftoi se këto tri marrëveshje kanë të bëjnë me arsimin, komunikimin dhe bujqësinë.
https://www.youtube.com/watch?v=6ykfuENfwSI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.