Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka marrë vendim që t’i rrisë pagat në fushatë zgjedhore si dhe në mes të një trazire ekonomike.
Sipas vendimit punëtorëve të sektorit publik do t’u rriten rrogat gati përgjysmë.
“Jemi duke rritur pagat për 45 përqind, përfshirë asistencën sociale”, ka thënë Erdogan, raporton AlJazeera, transmeton KlanKosova.tv.
Vendimin për rritje e pagave ai e ka shpalosur gjatë një takimi në Ankara ku u diskutua për të drejtat ekonomike dhe sociale të punëtorëve të sektorit publik.
Dhe kjo lëvizje ka ndodhur vetëm pesë ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Sondazhet tregojnë se Erdogan është shumë afër në garë me kandidatin kryesor opozitar, Kemal Kilicdaroglu.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.