Fidai Restelicës veturën ia thyen në Sllatinë të Fushë Kosovës, ku u ndal të ushqehet në një qebaptore, pasi erdhi nga Gjermania.
Sipas tij, personat i morën para të gatshme në vlerë rreth 14 mijë euro, një telefon dhe të gjitha dokumentet.
Policia konfirmoi se rasti është paraqitur te ta dhe se po merren me të, por nuk konfirmuan asgjë nga pretendimet e Restelicës.
E pronarët e qebaptores thanë për televizionin se nuk panë e dëgjuan gjë, në momentin kur thuhet se ndodhi ngjarja. Sipas tyre, asnjëherë nuk u bëri vaki diçka e tillë më herët.
https://www.youtube.com/watch?v=zHqNCyGN3qk
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.