Lajmet e fundit

Zlatan Ibrahimoviq, sulmuesi i Paris St-Germain, ka treguar se do të largohet nga ekipi kampion francez, gjatë kësaj vere, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kontrata e 34 vjeçarit, skadon në fund të kësaj sezone.
Të premten, Ibrahimoviq – për të cilin është folur se do të kalojë në LA Galaxy – ka publikuar një status në rrjetet sociale duke thënë se po afrohet edhe ndeshja e tij e fundit me ekipin francez.
“Loja ime e fundit është nesër në Parc des Princes. Erdha si mbret, po iki si legjendë”.
PSG do të ndeshet me Nanes të shtunën mbrëma, përpara se ta përfundojnë sezonin në ndeshjen me Marseille për Kupën e Francës me 21 maj.
Ibrahimoviq, i cili do të jetë kapiteni i Suedisë në Kampionati Europian këtë verë, kishte shkuar në PSG nga Milan në vitin 2012, për 15.7 milionë funte.
Sa ishte pjesë e Paris St-Germain, ai ka shënuar 152 gola nmë 178 ndeshje.