Shfaqja "Concerto Con Brio & Untitled", që ishte paralajmëruar të mbahej në mbrëmjen e së enjtes, dështoi.
Kjo pasi që në skenë kundërmonte erë e rëndë.
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Kushtrim Sheremeti, tha se një gjë e tillë ka ndodhur pasi që kanë shpërthyer kanalet e ujërave të zeza, si pasojë e reshjeve të shiut, njofton Klan Kosova.
Ndërsa nga Ministria e Kulturës bënë të ditur se nga raporti i vlerësimit që është bërë nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, ndërhyrjet emergjente nuk janë të mjaftueshme për rinovimin e këtij institucioni kulturor, ndaj është vendosur për ndërhyrje të tërësishme.
Por, kur do të bëhet një gjë e tillë nuk dihet, pasi që ende është duke u hartuar projekti.
https://www.youtube.com/watch?v=jq_EiE_tiKM&t=2s
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.