18.12.2018 · përditësuar para 2761 dite1 min lexim
Profesori Eqrem Zenelaj në shënimin e 550 vjetori të Gjergj Kastriotit Skendërbeut i ka dhuruar Ipeshkvisë së Kosovës 10 kopje të botimit të librave të tij e po ashtu edhe një libër ku i ka përmbledhur fotografi të ndryshme të heroit.
Zenelaj përveç librave ka sjellë edhe tri piktura Skënderbeut nga qyteti i Vjenës, njofton Klan Kosova.
Këto dhurata i ka çmuar ipeshkvi, Don Lush Gjergji, i cili edhe i pranoi ato.
Ipeshkvia ka thënë se kjo punë është shumë e rëndësishme për shumë breza të rinj që të njohin historinë dhe veprën e Skënderbeut.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.