Në takimin e parë të mbyllur për media të Këshillit Organizativ të Epopesë së UÇK-së, u diskutua për agjendën e aktiviteteve të datave 5, 6 dhe 7 mars.
Fadil Nura, nënkryetar i komunës së Skënderajt, theksoi aktivitetet kryesore si parakalimi i FSK-së, homazhet dhe organizimet në Skenderaj, raporton Klan Kosova.
Gjithashtu, në ditën e parë do të mbahet ligjëratë në shkolla dhe nderime në kuvendet komunale.
Nura zëvendësoi Sami Lushtakun, i cili mungoi për shkak të angazhimeve të tjera.
Pas takimit, u shprehën pakënaqësi për mungesën e përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta, duke pretenduar se ftesa kishte qenë urdhëruese.
Hysni Gucati, kryetar i OVL-së, shprehu pakënaqësinë duke thënë se ftesat nuk duhet të bëhen në këtë mënyrë dhe se duhet të respektohen procedurat e duhura.
Ndiqni kronikën në vijim për detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=rPk7JuvYmy8
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.