Artmotion Superliga e basketbollit po vazhdon me ndeshjet e përjavshme teksa këtë vikend ka nisur edhe ABA Liga rajonale, por përveç këtyre edhe basketbollistët shqiptar kudo në botë po shfaqin formë të mirë teksa kanë filluar sezonet e tyre.
Në lidhje me të gjitha këto tema dhe shumë më shumë do të diskutohet në episodin e 463-të të Asistit, i cili vjen këtë të hënë me fillim nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe me fillim nga ora 00:10 pas mesnate në Klan Kosova nën moderimin e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës.
Biseda në studio do jetë me të ftuarit nga komuniteti i meraklinjëve të basketbollitë Altin Sahiti, Donat Hashanin dhe Petrit Zeqirin me të cilët do të diskutohet rreth asaj që po ndodh në Artmotion Superligë mirëpo edhe për NBA, magjia e të cilës do të filloj pas rreth një muaji në platformën numër një dhe adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë, Artmotion.
Episodi 463 i Asistit do jetë shumë interesant dhe sjellë shumë gjëra të reja për adhuruesit e basketbollit andaj mos e humbisni.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek art sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.